Protesta në Kukës: 23 u arrestuan, të tjerë në kërkim

0

 

Loading...

Pritet që Prokuroria së bashku me Gjykatën e Rrethit Kukës të vendosin nga momenti në moment orën e seancës zyrtare ku do të vendoset fati i të arrestuarve, dhe ku do të njihen me masën që do të marrin. Ndërkohë, mësohet se banorët e Kukësit vazhdojnë të protestojnë para Komisariatit Kukësit, ku aktualisht mbahen 23 të arrestuarit. Oficerë të Policisë së Kukësit po ushtrojnë kontrolle në banesat e pjesës tjetër të protestuesve, ndaj të cilëve është dhënë masa e arrestit, por nuk janë marrë ende. Rëndojën katër akuza mbi të arrestuarit, gjë që bën të vështirë lirimin e të arrestuarve, dhe duket se masat do të jenë serioze, pavarësisht se banorët dhe perfaqësues të opozitës vazhdojnë e bëjnë thirrje për lirim të personave të arrestuar.

Loading...

Lini nje pergjigje