Kryemadhi: Represioni ndaj protestuesve, shprehje e qartë e frikës që ka pushtuar Edi Ramën

1
159

Pas reagimeve të shumta, pak minuta më parë reagoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lidhur me protestën e djeshme në Kukës. Kryemadhi e quan as më pak e as më shumë se dhuna e ushtruar ndaj protestuesve është thjesht rishfaqje e arrogancës që ka pushtuar Edi Ramën 24 orët e fundit.

Ashtu si kolegët e saj opozitarë, Kryemadhi kërkoi lirimin e të arrestuarve, ndërkohë që renditi një sërë akuzash ndaj Kryeministrit dhe qeverisë së tij, tashme te njohura.

Postimi i plotë

Represioni dhe dhuna ndaj protestuesve në Kukës është thjesht rishfaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Edi Ramën këto 24 orët e fundit.

Qytetarët e ndaluar barbarisht me format dhe metodat e Sigurimit të Shtetit tregojnë qartë, se sado të përpiqen ish bashkëpunëtorët dhe pinjollët e komunizmit i kanë të shenjuar thellë në ndërgjegjje metodat staliniste.

Protestuesit e ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e Tiranës kanë mbështetjen tonë dhe të të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, që e kuptojnë dhe dënojnë këtë taksë absurde, haraç të Edi Ramës për oligarkët e tij.

Siguroj të ndaluarit nga policia dhe familjarët e tyre se kjo histori nuk mbaron këtu!

Ne do të kërkojmë me forcën tonë dhe të ligjit, jo vetëm lirimin e tyre, por edhe rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur nga falangat e qeverisë.

Edi Rama që kërcënon sot banorët e Kukësit dhe protestuesit e ndaluar, bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Bën mirë të hedhë sytë e të kërkojë hetime të ndershme për Elvis Roshin apo ish shokët e tij të grupit parlamentar, që akuzohen për krime të rënda.

Kjo është detyra për një kryeminister të përgjegjshëm dhe jo peng të krimit dhe pazareve me banditët.

Ne si LSI, jemi të bindur në betejën tonë për ndryshimin e tarifës dhe mbështetjes ekonomike për banorët e kësaj zone.

Askush nuk mund ti detyrojë qytetarët e Kukësit dhe zonave përreth, që në skajshmerinë e varfërisë ku i ka çuar kjo qeveri të paguajnë taksë për orekset e klientëve të Edi Ramës.

Asnjë vegël e Edi Ramës, apo qoftë dhe ai vetë, nuk do të munden të dhunojnë të drejtën e banorëve të Kukësit për të mos u varfëruar çdo ditë e më shumë për hir të qejfeve dhe perversiteteve të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Lsi dhe opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë në krah të banorëve protestues dhe do të kundershtojë çdo akt dhune apo presioni që përpiqet të frikësojë Kukësin dhe kuksianët.

Ne do të vijojmë përpjekjen dhe betejën tonë për të rikthyer besimin te shqiptarët e gënjyer dhe zhgënjyer nga qeveria e narkotrafikut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kur shteti dhe politika eshte e korruptuar dhe imorale, ndodhin fenomene te tilla shkaterruese.
    Si pozita dhe opozita jane nje perzirje hadutesh, kurvash,gangstere e lloj lloj mostrash te llumit te shoqerise qe po e cojne Shqiperine ne nje rruge pa shprese, populli duhet te korigjoje vehten e tij ne zgjedhjen e politikaneve nqs nuk beson per ta te mos votoje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here