Kryemadhi: Rama të gjejë policët e hashashit dhe Elvis Rroshin, jo protestuesit në Kukës!

0
93

Me një mesazh në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli në mbështetje të qytetarëve të Kukësit që u arrestuan nga policia pas protestës në pikat e pagesës së taksës së Rrugës së Kombit.

Kryemadhi thotë se metodat staliniste që po përdoren janë të shenjuara tek ish bashkëpuntorët e Sigurimit dhe pinjollët e komunizmit, por thekson ajo “kjo histori nuk mbaron këtu”.

Në vend se të arrestojë qytetarët, Edi Rama duhet të arrestojë policët e arratisur për kanabisin, Elvis Rroshin dhe miqtë e tij kriminelë thotë Kryemadhi.

“Bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Bën mirë të hedhë sytë e të kërkojë hetime të ndershme për Elvis Roshin apo ish shokët e tij të grupit parlamentar, që akuzohen për krime të rënda.

Kjo është detyra për një kryeminister të përgjegjshëm dhe jo peng të krimit dhe pazareve me banditët” u shpreh Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here