Gazetarja Sonila Meço e thotë hapur: Është ekonomia o idiot (Ramës)

0
1615

 

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me situatën ekonomike në vend. “Po e thotë prej kohësh shqiptari, ka krizë ekonomike. Po mbyllen biznese të vogla, po e shterojnë taksa e tarifa buxhetin e familjes.

“Po e thotë prej muajsh FMN se po rrezikohet seriozisht ekonomia me politikat e konçesioneve. Paralajmërim i fortë i pak javëve më parë, paraprirë nga Banka Botërore e pasuar nga USAID. Po ngulfatet ekonomia: Stop me PPP-të!

Nëse arrin deri në fyt laku, o do ta lësh të të mbysë, o do mobilozosh çdo forcë të mbijetosh. Si mundet të dëgjojë kjo qeveri, çdo qeveri? Si mund t’ja marrësh vëmendjen? Si? Pse duhet çuar në zgjedhjen e dëshpëruar ‘gjithçka për gjithçka’ e të bëjmë të ndjeshmin ndaj dhunës? Po dreqi ta hajë pse duhen provokuar me dhunë deri në këtë pikë nervat e shqiptarëve nga arroganca e politikës?

‘Është ekonomia o idiot’, shprehja e famshme nuk zhbëhet me kohën, sepse stomaku kryen po të njëjtat funksione”, shkruan Meço në rrjeti social.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here