Basha, Kryeprokurores Marku: Ke një të shkuar të njollosur nga…

0
366

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ka shprehur mbështetjen e tij për të arrestuarit e protestës së Kukësit kundër tarifave të Rrugës së Kombit.

Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeprokurores Arta Marku që të ndalë së vepruari si hetuesi politike e Edi Ramës. “I bëj thirrje prokurores së përgjithshme që të ndalë së vepruari si hetuesi politike e Edi Ramës dhe të lë të lirë të gjithë të arrestuarit. Ajo ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të kufizimit të lirë së qytetarëve. Habilajt e Balilajt duhet të jenë fokusi i saj.

 

Qytetarëte e Kukësit s’duhen të tërhiqen nga të drejtat e tyre legjitime. Ju luftoni për mbijetesën tuaj, e drejta është në anën tuaj. Edi Rama me veglat e tij janë qenie qesharake para asaj që kuksianët kanë duruar e triumfuar. E gjithë Shqipëria është me ju, nga Prishtina në Sarandë,” tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here