Avokati lëshon thirrjen: Nëse protestat qytetare vazhdojnë, Rama duhet të ikë…

0
327

Me anë të një postimi në Facebook, Ngjela shkruan se  nëse qytetarët do të vijojnë të protestojnë, por pa dhunë, duhet të dorëhiqet Edi Rama.

“Rrëzimi i Ramës, shpëton shqiptarët; edhe Rrugën e Kombit se, mungesa në para që ka sot shteti shqiptar, dhe që i vjen nga bllokimi financiar kundër tij – ndryshon menjëherë gjendjen financiare të qeverisë shqiptare dhe lejon qarkullimin e lirë në Rrugën e Kombit”, shkruan ndër të tjera avokat Ngjela.

Statusi i plotë

Nëse qytetarët do t’i vijojnë protestat për Rrugën e Kombit, por pa dhunë, duhet të dorëhiqet Edi Rama.

Socialistët dhe të gjithë shqiptarët që mbrojnë reformat, duhet të kuptojmë një gjë: largimi i Edi Ramës si kryeministër zhbllokon embargon financiare që Berlini i ka vënë këtij deri në implementimin e Reformës në Dejtësi.

Socialistët duhet urgjent të vendosin kryeministrin e tyre që ia kërkon Uashingtoni dhe Berlini.

Rrëzimi i Ramës, shpëton shqiptarët; edhe Rrugën e Kombit se, mungesa në para që ka sot shteti shqiptat, dhe që i vjen nga bllokimi financiar kundër tij – ndryshon menjëherë gjendjen financiare të qeverisë shqiptare dhe lejon qarkullimin e lirë në Rrugën e Kombit.

Në këto momente këtë çështje e ka në dorë maxhoranca qeverisëse; më vonë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë .

Politika amerikanë duhet të jetë e para ajo që duhet t’i kërkojë dorëheqjen një kryeministri të përbuzur nga populli i vet, që kuptohet se është tërësisht kundër Reformës në Drejtësi.

Ka edhe diçka: si mund t’i vihet tarifë Rrugës së Kombit. !!!

Është një turp historik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here