Paralajmërimi i frikshëm: Lufta Botërore 3 do shfarosë Tokën

0
278

Njerëzve do tu duhet të arratisen në Mars për t’i mbijetuar një Lufte të Tretë Botërore shkatërruese dhe të pashmangshme, tha miliarderi Elon Musk në një paralajmërim të frikshëm, shkruan ShkodraNews. Një konflikt tjetër global është i pashmangshëm, vetëm këtë herë do të ishte shkatërrues dhe do ta fuste Tokën në “kohën e errët”.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten nga zhdukja është të fillojmë një koloni në Mars, tha Z. Musk.

Programi i tij SpaceX i themeluar në vitin 2002 tashmë është duke kërkuar të krijojë koloni në planete të tjerë.

SpaceX po zhvillon raketën e madhe BFR – Big Falcon Rocket ose Big F ****** – dhe thotë se do të jetë gati deri në vitin 2019.

Raketa BFR synon të çojë ngarkesën e parë me në Mars deri në vitin 2022.

Njerëzit e parë pritet të shkojnë në Mars deri në vitin 2024.

Musk shtoi se një bazë në Mars do të ishte më mirë se në Hënë, sepse është më larg nga Toka.

Ai theksoi paaftësinë e racës njerëzore për t’u bashkuar me njëri-tjetrin si një faktor tjetër për të justifikuar vendosjen në Hënë dhe Mars.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here