Erdogan: Do kërkojmë llogari për gylenistët…

0
157

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka rikonfirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency.

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, por do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha presidenti Erdogan.Por, arrestimi i 6 shtetasve turq, profesorë e doktorë të kolegjit “Mehmet Akif”- nga Shërbimi Sekret i Kosovës dhe ekstradimi drejt Turqisë, ka shkaktuar tërmet në qeverinë e Kosovës. Si Presidenti Hashim Thaçi, ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj e dënuar ashpër këtë akt të Policisë dhe Shërbimit Sekret pa informuar qeverinë; sipas tyre, ky akt nuk qe tjetër veçse shkelje e të drejtave të njeriut dhe i kushtoi shkarkimin e mënjëhershëm nga detyra sot, si kreut të Agjensisë së Inteligjencës, Driton Gashit ashtu dhe Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Flamur Sefaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here