Standard.al

Debati për LGBT, reagon ish-gruaja e Henri Çilit: Unë i dua homoseksualët, shumë madje…

0

Ish-bashkëshortja e Henri Çilit, Pranvera Skana, ka reaguar në lidhje me debatin mbi orët e leksionit për komunitetin GBT që po bëhet në shkollat shqiptare.
Ajo e nis shkrimin e saj duke thënë se i do homoseksualët dhe sjell edhe raste konkrete nga miqtë e saj që e kanë frymëzuar.

Por nuk ndalet me kaq. Në një analizë të shkurtër Skana tregon dy çështjet e rëndësishme, sipas saj, që duhen trajtuar, kur vjen puna tek ky komunitet.

Pranvera shkruan:

Unë i dua homoseksualët!
Shumë madje!

Kam modele frymëzimi prej tyre… Kujtoj ish- profesoren time gjatë studimeve në Britani, që më mahniste me energjitë dhe profilin e saj, si dhe Chun, mikun tim ekselent nga Kina që më tregonte gjithnjë për vështirësitë e tij dhe censurën sociale e psikologjike që ai ndjente në vendin nga vinte, vetëm se ishte gay.

Për t’u kthyer në kontekstin lokal të debateve online mbi aksesin e përfaqësuesve të LGBT në shkollat në Tiranë ka dy çështje:

Së pari; Edukata seksuale hetero dhe homo seksuale duhet të jetë padyshim pjesë e programeve mësimore, sikurse është riprodhimi, zhvillimi hormonal etj.

Së dyti, komuniteti shqiptar i LGBT-s, nuk ka pse ta promovojë këtë orientim, se nuk është ndonjë meritë e tyre, a sukses, a fitore, a produkt që na u dashka një fushatë marketingu.

Ky nuk është një fenomen që duhet promovuar, thjeshtë duhet pranuar!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.