Zbulohet Skandali: Ja si UET rekruton studentët në forumin rinor të Ambasadës Ruse…

0
408

Avokati i njohur Altin Goxhaj në një postim në facebook ka denoncuar universitetin privat në Tiranë UET si të implikuar në rekrutimin e studentëve në forumin rinor të Ambasadës Ruse.

Postimi i plotë:

UET E IMPLIKUAR NË REKRUTIMIN E STUDENTËVE NË FORUMIN RINOR TË AMBASADËS RUSE!!!
Denoncim nga Levizja AntiSoros:
Ja si UET e Qilit i bën thirrje studentëve të anëtarësohen tek Forumi Rinor Rusi-Shqipëri nëse duan të drejtojnë nesër Shqipërinë!
Faqja Zyrtare e Universitetit Europian të Tiranës Guidë për Studentët: “Një guidë e shkurtër për aktivizimin e të rinjve”
“…“Forumi Rinor Shqip – Rusi”, … janë gjithashtu organizata kombëtare, të cilat me aktivitetet e tyre rinore të mbështetura shpeshherë edhe nga ambasadat …, ruse … synojnë të rrisin aftësitë më të mira të liderëve të ardhshëm të vendit tonë.”

Teksti i plotë:
Një guidë e shkurtër për aktivizimin e të rinjve

Aktivizimi rinjve
Cilat janë organizatat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare ku mund të përfshihen të rinjtë shqiptarë

Nga Desara Ustia*

Në një studim të kryer disa kohë më parë nga “Friedrich Ebert Stiftung” mbi aktivizimin e rinisë shqiptare në organizata apo forume të ndryshme joqeveritare, rezulton se vetëm 16 për qind e të rinjve në vendin tonë dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në mënyrë vullnetare në komunitet. Shifër kjo relativisht shqetësuese në qoftë se do të marrim parasysh faktin se Shqipëria është një ndër vendet e hartës së popullsisë me moshë të re në Evropë.

Aktivizimi në organizata apo forume të ndryshme është pjesë e rëndësishme e rritjes intelektuale dhe emocionale në jetën e çdo individi shoqëror. Krahas këtyre përfitimeve, një ndër anët e tjera pozitive që mund të këtë një aktivist në jetën e mëtejshme universitare, por edhe profesionale, është edhe pasja e një CV-je të pasur: faktor i cili bën diferencën në përzgjedhjen e bursave në universitetet më të mira jopublike në Shqipëri e më tej, apo edhe në përzgjedhjen e kandidatëve më të aftë nga tregu i punës.

Por, jo gjithmonë është e lehtë për një të ri të gjejë mënyrën se si të bëhet pjesë e jetës aktive sociale në nivel lokal, kombëtar apo ndërkombëtar. Një zgjedhje e mirë për të gjithë aktivistët “fillestarë” do të ishte përfshirja e tyre në aktivitetet kulturore dhe sociale që ndërmarrin Qendrat Rinore në qytetet ku ata banojnë. Shpeshherë këto qendra bëhen vatra e trajnimeve të shumëllojshme nga vetë punonjësit social që i drejtojnë ato, por edhe nga organizatat më të mëdha jofitimprurëse ndërkombëtare, të cilat punojnë në Shqipëri, si: “Save the Children”, “FES”, “World Vision” etj.
Gjithashtu një mundësi e vlefshme për të gjithë ata të rinj të cilët dëshirojnë të jenë pjesë vullnetare e ndryshimit të jetës së shumë njerëzve në nevojë është edhe “Kryqi i Kuq” me degët e tij në çdo qytet të Shqipërisë. Kjo organizatë jo vetëm që punon me çdo individ për vënien në praktikë të parimeve themelore të lëvizjes, por edhe për përfshirjen e vullnetarëve të degëve të saj në konkurse me bazë kombëtare dhe kampe verore të ndryshme.

Një tjetër alternativë e shkëlqyer për të gjithë ata të cilët kanë një nivel mesatar të gjuhës angleze dhe janë të apasionuar për njohjen e kulturës amerikane është edhe kontakti i vullnetarëve të “Korpusit të Paqes” (Peace Corps) në çdo qytet të vendit. Aktivitetet nga “Korpusi i Paqes” jo vetëm që japin një paketë njohurish ndryshe nga ato me të cilat shumë të rinj janë mësuar, por edhe një certifikatë tepër të vlefshme për të ardhmen e tyre.
“I choose to change the world”, “Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë” (IDMC), “Forumi Rinor Shqip – Rusi”, apo “U.S. Embassy Youth Council Albania” janë gjithashtu organizata kombëtare, të cilat me aktivitetet e tyre rinore të mbështetura shpeshherë edhe nga ambasadat gjermane, ruse dhe amerikane synojnë të rrisin aftësitë më të mira të liderëve të ardhshëm të vendit tonë.

Kurse për të gjithë ata të cilët duan të bëhen pjesë e eksperiencave multikulturore ndërkombëtare, “Junior Achievement”, “Atlas Corps” dhe “European Youth Parliament” janë disa prej organizmave rinore që asnjëherë nuk zhgënjejnë…

*Studente në UET, fituese e Bursës Pashko 2016

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here