Standard.al

Te gjithe kunder takses: Protestë kundër taksës, banorët e Kukësit te tuneli të shtunën

0

Banorët e Kukësit do të duhet të paguajnë më shumë se të tjerët tarifën e vendosur në rrugën e kombit.

 

Qytetarët e Kukësit do të organizojnë të shtunën në mesditë në tunelin e Kalimashit një protestë kundër kësaj pagese.

Në një ndër qarqet më të varfra në shkallë vendi, shuma prej 5 eurosh që duhet të paguajnë sa herë shkojnë në Tiranë, Lezhë, Shkodër apo qoftë për të kaluar tunelin e Thirrës është tepër e shtrenjtë.

“Do të marrim pjesë në protestë, pasi kjo gjë është shumë e padrejtë prej nesh”, shprehet një qytetar.

“Kjo është tepër e rëndë për zonën tonë. Ne e paguajmë njëherë taksën e rrugës te nafta”, thotë një tjetër qytetar.

Mbi 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike në bashkinë Kukës, vlera maksimale e së cilës është 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.

Top Channel

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.