Standard.al

Shperthen Lubonja per Ramen: “Taksat merren për ti shërbyer korrupsionit, një grupi njerëzish.

0

Analisti Fatos Lubonja akuzoi mazhorancën qeverisëse të Kryeministrit Edi Rama se po grabit qytetarët përmes taksave.

“Ky debati ka dy plane, njëri terorik që lidhet me vizionin e majtë apo të djathtë dhe plani tjetër praktik. Sa i perkët vizionit teorik, po të vësh re në botë, vendet më të lumtur në botë janë ato që kanë taksa më të larta, në kuptimin e taksës progresive, ata paguajnë shumë.

Ndërsa vendet që kanë taksat më të ulëta janë vendet që kanë probleme të mëdha në kuptimin e ndërtimit të shtetit, e vendi ynë është ndër vendet më të palumtur në botë. Atëherë problemi kryesor që kemi ne me taksat është kthimi i taksës, sa ja kthen njerëzve, pse e merr taksën, e dyta rritja galopante që është tepër problematike.

Një përqindje e vogël e parave që kanë harxhuar shqiptarët për të blerë rezervuar, pompa, t’i kishin invesutar, do kishim ujë 24 orë, sot i kemi me pompa”, tha Lubonja në emisionin “Studio e Hapur”.

Sipas tij, problemi është te menaxhuesit dhe shpërdorimi i parave.

“Taksat edhe kur merren janë marrë për ti shërbyer korrupsionit, një grupi njerëzish.

Fliet për rritje ekonomike, por rritja ekonomike nuk mat shpërndarjen, se pasurohen 30 veta e bëhen milionerë, por pjesa tjetër ngelet e varfër.

E dyta, ku i investon ti këto para, në ca industri shkatërron ambientin.

Problemi s’është duhet 10% apo…duke qenë vend i varfër, mendohet 10% se paguajmë të gjithë e mbledhimm më shumë.

Përdorimi i taksave për grabitjen e qytetarëve mendoj që ky është problemi. Mazhoranca që ka ardhur ka ndërtuar një strategji gjoja sikur po ndërton shtet, ne na i marrin taksat për t’u pasuruar një grup njerëzish”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.