Korja e bukës. Ja vlerat befasuese për shëndetin

0
307

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret e bukës, sepse nuk do të kishin ftohtë në dimër.

Korja e fortë e bukës ngjan më inferiore në krahasim me tulin e butë dhe lehtësisht të përtypshëm të saj.

Megjithatë, në aspektin shëndetësor, korja e bukës është shumë herë më superiore.

Sipas të dhënave e studimet mbi ushqimet favorizojnë më shumë konsumin e kores së bukës.

Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme

Një studim Gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban nje antioksidant andiksiodantqë është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme.

Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet tetë herë më shumë tek korja se sa tek tuli.

Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Është e pasur me fibër

Buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës.

Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here