Keltis Kruja: Në PD vendimet i merr Basha, por Berishizmi mbizotëron

0
481

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua roli i Sali Berishës në PD, u shpreh se vendimet në Partinë Demokratike që prej vitit 2013, i ka marrë Lulzim Basha, por se Berishizmi vazhdon te jetë dominues në PD.

“Po flasim për figurën e Berishës dhe cfarë ndikimi mund të ketë sot. Lulzim Basha nuk u zgjodh për të qenë Sali Berisha, por për të qenë një udhëheqës i ri me parime europiane. Nuk u zgjodh për të përfaqësuar modelin strikt të Berishës, sepse ne kishim Berishën aty. Në katër vjet, partinë e ka drejtuar Lulzim Basha.Berishizmi është pjesë shumë e rëndësishëm e Partisë Demokratike. PD është drejtuar nga kryetari i saj zyrtar. Berishizmi nuk është vetëm në organet drejtuese, është një lloj teze që ne mund ta diskutojmë. Vendimet janë marrë nga kryetari i Partisë Demokratike.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here