ZBARDHEN Përgjimet/ Kryepolicët merrnin 30% të vlerës së drogës nga HABILAJT

0
183

Komunikimet me telefon celular ‘Blackbary’ me mesazhe dhe duke mos përdorur asnjëherë numrat e policisë 06941 ishin kamuflimi i policëve të qarkut Vlorë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e narkotikëve mes tyre dhe ish drejtorit Jaeld Cela.

Sipas dosjes hetimore rezulton se të përfshirë në këtë grup kriminal ishin disa efektiv policie përfshi, ish drejtori Jaeld Cela sot në kërkim, Gjergj Kohila ish shefi trafiqeve dhe narkotikëve po në policinë Vlorë. Nga kjo dosje rezulton se zyrtarët Jaeld Cela dhe Gjergj Kohila kishin në përdorim 17 numra telefoni nga të cilat 3 Çela dhe 14 Kohila.

Tabulatet e tre numra të Çelës të analizuara nga prokuroria ka nxjerr në pah se ai kishte komunikime me Florian Habilajn person në kërkim, Gentjan Cekën shofer i ish ministrit Saimir Tahiri dhe biznesmenin Orest Sota i cili sot po hetohet në gjendje të lirë pasi u arrestua pak kohë më parë me 863 mijë euro.

Ndërkohë nga 14 numrat të regjistruara në emër të kreut të trafiqeve të Vlorës Gjergj Kohila rezulton se ai ka pasur komunikime me shtetasin Artan Habilaj, komunikime të cilat rezulton në periudhën 16 korrik 2016.

Jo vetëm modeli i celularit por grupi kujdes dhe për kodet që përdorte gjatë regjistrimit të numrave përkatësisht ishin 5 të tilla: Agushi, Fiati, Xheku, Adidas, Aliej ndërsa kur flitej për Renato Avdylin ai përmendej me R dhe Gjergj Kohila me Gj.

Transkiptimi i këtyre komunikimeve dhe përgjimet e mbërritura nga autoritetet italiane me letër porosi kanë bindur hetuesit shqiptarë se Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe ish efektivi Sokol Bode janë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e narkotikëve duke ndihmuar me postet që kanë pasur në polici trafikantët.

Përgjimet kanë zbuluar se trafikanti Taulant Haxhiraj i cili sot është në akuzë nga kriemt e rënda dhe në pritje të dënimit asokohe përgjatë 2016-ës njoftohej me telefon se ishte në hetim nga krimet si dhe shërbimi informative shtetëror kishte kontrolluar parcelat e tij.

Ky grup kriminal rezulton se kultivimin e kanabisit e bënte në toka shtetërore dhe për garancinë e mosprekjes nga policia paguante 30 % e faktuar kjo në përgjimet telefonike sin ë rastin e bisedës mes Agushit dhe Aliej.

Taulant Haxhiraj me kodin Agushi “Agushi: Shteti më jep garanci të plotë në Kuc, më jep këtë gjë po skam njeri atje. Atje e ka vëllai me drejtorin të sigurt.

ALiej: Ai ka për të ngrënë zogj të keqen vllai, si ka për të bërë punë. Agushi” Më tha ai Në Kuç vij sat ë duash 30 % këtyre, dhe hajd ti them vëlla, po spo gjej tokë. Ka vajt një nga Vlora në Kuc që u ka dhënë leje ky dhe një nga Fieri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here