Briken Calja nderon Shqipërinë, shpallet kampion europe në stilin e shkëputjes

0
223

Në Bukuresht të Rumanisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Vendi ynë u nderua nga Briken Calja, i cili në stilin e shkëputjes u shpall kampion Europe, duke fituar medaljen e artë pasi ngriti peshën 146kg.

Në stilin e shtytjes, Calja ngriti 171 kg në provën e parë, duke siguruar automatikisht medaljen e artë edhe në dygarësh. Në provën e dytë Calja dështoi të ngrejë 175 kg, ndërsa në provën e 3-të ia doli me sukses të ngrejë shtangën dhe të kompletojë dominimin e tij në këtë kategori.

Me 321 kg në dygarësh peshëngritësi nga Shtërmeni renditet i pari, duke marrë medaljen e artë dhe me tre të tilla shpallet kampion i Europës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here