A e dinit se Princi William dhe Harry kanë një motër …..foto

0

Që nga mosha e hershme, Princi William dhe Harry nuk kanë qenë të panjohur ndaj vëmendjes së mediave. Duke u rritur nën krahët e Princeshës Diana, të dy ishin të ekspozuar ndaj medias shpesh dhe herët, dhe ende janë deri më sot. Ndërsa ata kanë mbetur figura të shquara të Familjes Mbretërore, është dikush që publiku ende nuk e ka njohur. Princi William dhe Harry kanë një motër që askush nuk e di.

Loading...

 

Njihuni me Laura Lopes, e cila ndodh të jetë gjysmë motra e William dhe Harry, e lidhur me martesën nëpërmjet Princit Charles dhe Camilla Parker Bowles. Me Dasmën Mbretërore në horizont, pasuan spekulime mbi ftesat e dasmës, dhe tani po mësojmë për familjen e zgjeruar që ende nuk e kishim ditur.

Sipas The Mirror, Laura, 40 vjeç, bën një jetë private. Duke u rritur, ajo ndoqi një kolegj vajzash katolike në Dorset, para se të studionte historinë e artit dhe marketingun në Oxford Brookes University. Laura pastaj u zhyt në botën e artit, fillimisht me menaxhimin e Space Galery në Londër, dhe më pas duke u bashkua me themelimin e Galerisë Eleven të Londrës, ku ajo ishte drejtoreshë.

 

Megjithëse ishte mbajtur jashtë syve të publikut nga Camilla, ajo kishte bërë një paraqitje që shumë veta as nuk e kishin vërejtur. Laura mori pjesë në martesën e Princit Ëilliam dhe Kate Middleton, dhe vajza e saj, Eliza, ishte në fakt një nga “damixhel”- at, shoqërueset e nuses. Megjithëse lista e mysafirëve të ardhshëm të dasmës ende nuk është konfirmuar, besohet se Laura do të marrë pjesë me familjen e saj.

 

Në vitin 2006, Laura u martua me Harry Lopes, një kontabilist në Wiltshire, i cili kishte qenë edhe më parë një model i të brendshëm për markën Calvin Klein, raporton The Mirror. Së bashku, ata kanë tre fëmijë të vegjël. Për më tepër, ajo ka një vëlla me emrin Tom Parker Boëles, i cili gjithashtu I bie të jetë edhe gjysëm- vëlla me princin William dhe Harry, dhe është një shkrimtar që merret me ushqimin, madje me disa çmime , si dhekritik i ushqimit dhe gazetar.

 

Megjithëse ajo nuk ka qenë në qendër të medias, ka të ngjarë që Laura dhe familja e saj të njihen këtë herë, nëse do të marrin pjesë në Dasmën Mbretërore. Nga 600 të ftuarit, ka një shans të mirë që ata të jenë atje, pasi Princi William dhe Kate bënë një udhëtimin prej mijëra miljesh për të qenë në dasmën e Laurës, si dhe Princi Harry, i cili u kthye nga qyteti i Cape Toën, raporton The Sun.

 

Tani që bota është në dijeni për gjysëm vëllezërit e motrat e Familjes Mbretërore, ne mund të presim të shohim më shumë Laura Lopes dhe familjen e saj në të ardhmen e afërt.

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje