Shkodra nën ujë, por Rama nga Turqia ne aktivitete….

0
129

Në një kohë që Shkodra vijon të jetë nën pushtetin e ujit, situatë që vijon prej më shumë se 2 javësh, Kryeministri Edi Rama i sapokthyer nga Turqia, ishte i pranishëm sot në aktivitetin ku prezantoi “Strategjitë kombëtare të energjisë Shqipëria 2030”.

Kreu i qeverisë, i cili ende nuk ka bërë asnjë inspektim në zonat e përmbytura, nuk la pa kujtuar se në momentin kur PS erdhi në pushtet, vendi ishte në kolaps energjitik, nga i cili kishin buruar probleme të mëdha ekonomike.

Por Rama tha se me ndryshime e bëra, çdo ditë e çdo vit po shihen përmirësime të vazhdueshme në këtë sektor.

“Deri më pak vite më parë ishte e paimagjinueshme të mendohej ky moment se sektori i energjisë ndodhej në kolaps të plotë dhe kolapsi i ekonomisë tonë vinte nga ky sektor.

Ajo që ne bëmë ishte transformim i rëndësishëm në çdo aspekt, duke filluar nga aspekti më thelbësor, vendosja e ligjshmërisë në këtë sektor. Humbjet janë përgjysmuar, shkojnë në 10%,” u shpreh Rama.

Kryeministri gjithashtu tregoi se kanë filluar përgatitjet për një tjetër hap të rëndësishëm që do rrisë bashkëpunimin mes konsumatorëve dhe kompanisë së operatorit të shpërndarjes.

“Ne kemi nisur përgatitjet për një hap tjetër të rëndësishëm që do krijojë një atmosferë të re mes konsumatorëve dhe operatorit të shpërndarjes. Kemi nisur punën për një IPO dhe shpresojmë që deri në fund të këtij viti t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si aksionerë në kompaninë e operatorit të shpërndarjes. Dhe shpresojmë që vitin tjetër, të kemi një benefit reciprok për qytetarët dhe kompaninë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here