Masakër me pronat, prokuroria: Gati arrestime në Durrës, por jo Peshku i madh

0
250

Vetëm pak kohë pas hetimit të bujshëm që çoi në qeli zyrtarët e bashkisë së Lezhës, bashkë me kryetarin, lënë më pas me “arrest shtëpie” nga gjykata, ka zhvillime në një tjetër qytetet bregdetar. Bëhet fjalë për Durrësin.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar.

Mësohet se në shënjestër janë vënë 30 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t. Prokuroria ka kërkuar që në vijim të hetimeve të nisura të marrë në pyetje punonjësit e këtyre dy institucioneve.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, në Durrës është bërë masakër me tjetërsimin e pronave. Mësohet se janë një sërë dosjesh tashmë të sekuestruara, të cilat po i nënshtrohen hetimeve intensive.

Por te gjitha keto duken si nje zhurme mediatike per ti bere jehone kryeprokurores, pasi peshku i madh vazhdon i qete

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here