Zaimina flet për herë të parë për historinë e dashurisë me partnerin

0
187

Fotoja që publikoj Zaimina në janar postoi me partnerin teksa shfaqeshin të përqafuar me duart rreth barkut të rrumbullakosur të këngëtares bëri mjaft bujë në mediat rozë. Kjo ishte hera e parë që Zaimina postonte në Instagram foto me Klodin, lidhja me të cilin është komentuar shumë.

Mirëpo në të gjitha shkrimet për ta thuhet se çifti kanë shumë vite së bashku, megjithatë ky mesa duket qenka informacion i gabuar.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatori pyeti Zaiminën nëse janë mërzitur me njëri-tjetrin meqënëse kanë shumë vite bashkë.

“Çfarë nuk kam dëgjuar kur bëjnë përshkrimin e historisë sime me Klodin. Lidhja 16-vjeçare, lidhja 17-vjeçare, lidhja 10-vjeçare, 8-vjeçare”,- u shpreh Zaimina duke treguar se çifti nuk kanë kaq shumë vite bashkë.

“Klodi ka një sens shumë të lartë humori. Dhe një nga gjërat që mua më pëlqen më shumë tek Klodi është kjo pjesë”,- u shpreh këngëtarja për partnerin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here