Aksion në Korfuz/ Në pranga 3 shtetas shqiptarë, ju sekuestruan heroinë, para, makinë, motor…

0
178

Një rrjet i trafikut të heroinës është goditur ditën e sotme nga policia greke. Gjatë aksionit të realizuar në Korfuz, janë bërë në pranga tre shtetas shqiptarë të moshës 21, 28 dhe 51-vjeç, dhe dy shtetas grekë 38 dhe 57-vjeç.

Ndërkaq, policia vijon kërkimet për anëtarët e tjerë të grupit, pesë shqiptarë të moshave 19-31 vjeç, dhe tre shtetas greke të moshave 28 deri 47 vjeç.

Mësohet se drejtues i grupit ishte një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cili nuk bëhet ende i ditur.
Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar 805 gramë heroinë, 3520 euro, 1 makinë, 1 motorr dhe 6 celularë.
2c6f476d-2e0b-44a0-90f9-7ca98de5c7b7
cc6db4c3-5aa8-4cc9-812c-5b8f79f07eff

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here