Tragjedi ne Australi: 135 balena të vdekura në breg

0
191

Gjigandët e ujrave të thella dolën në breg rreth 350 kilometra në jug të Perthit (Australi). Të paktën 135 ekzemplarë janë tashmë të vdekur, janë duke u zhvilluar përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar të mbijetuarit.

 

Një garë e fortë kundër kohës, për të shpëtuar balenat e dala në breg, është duke u zhvilluar në plazhet australiane të Hamelin Bay, në Australinë Perëndimore. Të paktën 135 prej 150 cetaceve (quhen grupi i gjitharëve që u përkasin balenat) tashmë kanë vdekur, por departamenti Wildlife dhe Parks po bën gjithçka që ekzemplarët e mbijetuar të kthehen në ujë.

 

Balenat pilot, që jetojnë në ujra tropikale dhe subtropikale, shpesh lëvizin në grupe dhe kur humbasin drejtimin e tyre përfundojnë në masë të bllokuara në breg. Arsyet e kësaj katastrofe nuk janë ende të qarta dhe ka shumë teori. Ngjarja më e rëndë e daljes masive në bregun Australian ishte në vitin 1996, kur 320 balena pilot përfunduan në Dunsborough. Vetëm njëzet balena mbijetuan.

Të 150 balenat e bllokuara në gjirin e Hamelinit, rreth 315 kilometra në jug të Perthit, janë parë nga një peshkatar dhe menjëherë u dha alarmi  për peshkaqenët nga frika se grabitqarët do të tërhiqen nga kufomat e balenave të vdekura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here