Shperthen Manjani: Shkolla ska nevoje per propagande per seks pervers.

0
214
MANJANI NE KOMISIONIN PARLAMENTAR TE SIGURISE - Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, duke folur gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Sigurise./r/n/r/nMANJANI AT THE PARLIAMENTARY SECURITY COMMITTEE - Minister of Justice, Ylli Manjani, speaks during a session of Parliamentary Security Committee.

Ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ai që reagoi i pari për organizimet që shoqata LGBT, zhvillon në shkolla dhe gjimnaze, lidhur me pranimin në shoqëri të personave që janë pjesë e LGBT-së.

Sërisht në një reagim mbi këtë çështje, Manjani shkruan se duhet ndaluar me ligj që në shkolla çdo gay, lesbike, transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla.

”Ç’nevojë ka për propagandë?! Aq më tepër propagandë për seks pervers?!! Shkolla duhet ti edukojë të rinjtë me dijen dhe me qytetarinë! Vetëm me dije do bëjmë qytetarë të mirë. Dija është armiku i propagandës! Kjo e fundit i bën njerëzit gjithë jetën të jetojnë si steriotipa!”,-shkruan Manjani.

Statusi i plotë

”Të mos krijojmë Steriotipe”,-thotë Ministrja e Arsimit.

Shumë dakort jam! Të mos i lejojmë të krijohen, në asnjë shkollë! Ti ndalojë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla!

Janë këto “të veçantët” që nxisin krijimin e steriotipeve! Ndaj nëse e duam shkollën pa steriotipe, duhet hequr shkaku! Në shkollë mësohet Matematika; Fizika; Kimia; Biologjia; Historia; Letersia; Gjuha e shkruar dhe e folur. Mësohet shkenca dhe përçohet dija.

Pasi të kenë mbaruar me këto, le ti lëmë të lirë të rinjtë të shijojnë në privatësi seksin, si e ku të duan! Duhet vetëm të sigurohemi që të kenë me vete një preservativ. Pjesën tjetër e dinë vetë ata.

Ç’nevojë ka për propagandë?! Aq më tepër propagandë për seks pervers?!! Shkolla duhet ti edukojë të rinjtë me dijen dhe me qytetarinë! Vetëm me dije do bëjmë qytetarë të mirë. Dija është armiku i propagandës! Kjo e fundit i bën njerëzit gjithë jetën të jetojnë si steriotipa!

E përsëris këshillën për të rinjtë: Refuzoni çdo takim, bisedë apo debat, mbi çështje të tilla në mjediset e shkollës! Shkolla nuk ka asnjë punë me orentimin seksual! Nuk do ta pranoja kurrë një shkollë të tillë për çunat e mi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here