Shpërthen deputeti: Tashmë sistem gjyqesor nuk ka më

0
171

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi përmes një komenti në rrjetet sociale, shprehet se Edi Rama është kthyer në një despot, ndërsa vendi ka përfunduar në despotizëm.

“Kissinger paralajmëron se nëse bie ndarja e pushteteve, përfundojmë në despotizëm. Sipas Kissinger, ne sot e kemi despotin: Edi Rama Kryeministër që qeveris në harmoni me vetën e tij. Dhe shqiptarët jetojnë të lumtur për harmoninë e Kryeministrit. Mos u mërzitni, të gjithëve do t’ju vijë radha të provoni despotizmin harmonik të Ramës”, shkruan Bylykbashi.

Postimi i Oerd Bylykbashit

Edi Rama sipas Kissinger‎

“Qellimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve […] ishte

te evitonte despotizmin, jo te siguronte qeverisje harmonike; ‎secila dege e pushtetit, ne ndjekje te interesave te saj, do te kufizonte teprimet [e pushteteve te tjera]” thote Kissinger.

Kryeministri e ka kthyer Parlamentin ne nje vule te njome te Qeverise. Vulos cfare i sjell qeveria. Pra ka rene si pushtet qe kontrollon teprimet e qeverise.

Tashme sistem gjyqesor nuk ka me. Gjykata e Larte ka vetem 8 antare‎, me pak se gjysma e antareve. Gjykatat e niveleve me poshte jane nen presionin e Vetingut te Rames.

Goditja e fundit u be dje. Gjykata Kushtetuese dje pushoi de facto se ekzistuari, fale Vetingut te Rames. Nuk dihet per sa kohe. Ka vetem 4 antare me mandat te rregullt nga 9 qe eshte totali. ‎Cdo shtetas qe kerkon te gjeje te drejten e tij kushtetuese nuk mundet me. Madje eshte e kote te trokase ne dyert e Gjykates Kushtetuese. Aty nuk pergjigjet me askush!

Nderkohe, Kryeministri qeveris me VKM. Sapo ka nxjerre nje vendim qe pezullon regjistrimin e titujve. Te pronesise ne ZRPP. Kjo eshte antikushtetuese pervecse e paligjeshme. Nje e drejte e dhene me ligj nuk pezullohet dot nga nje vendim qeverie. Gjykata e Larte ne 2010 eshte shprehur me vendim unifikues se titulli i pronesise eshte i vlefshem edhe kur eshte i paregjistruar por nuk behet dot transaksion. Pra me VKM cenohet edhe e drejta e disponimit te prones se ligjeshme qe rregullohet nga Kodi Civil, nje ligj qe rri shume me lart se VKM.

Dhe e gjithe kjo po behet per te krijuar fondin e tokes ne bregdet qe qeveria po ua merr pronareve, sidomos atyre qe presin me vite qe t’u njihet prona‎, e t’ua jape oligarkeve per te bere hotele duke ia dhene truallin me cmim te lire shteteror, sepse oligarket nuk duan t’i paguajne cmimin e tregut pronareve.

Po ku ta kerkosh te drejten perballe Qeverise? Gjykatat kane rene si pushtet qe kontrollon teprimet e Qeverise. Parlamenti eshte kukull. Ka vetem veting. Vetingu eshte bere si Fronti Demokratik, dhe gjyqet e vetingut duken si gjyqet publike komuniste te 1945 te kinema 17 Nentori. Se mos guxon njeri dhe e kundershton ideologjine e re, Vetingun, se shpallet armik! Por gjykatat e vetingut nuk zgjidhin padrejtesite me pronat, tatimet, doganat apo policine, as jane Gjykate Kushtetuese. Dhe mos harroni: asnje nga gjyqtaret e Vetingut nuk e ka kaluar vetingun vete!

‎Kissinger paralajmeron se nese bie ndarja e pushteteve, perfundojme ne despotizem. Sipas Kissinger, ne sot e kemi despotin: Edi Rama Kryeminister qe qeveris ne harmoni me veten e tij. Dhe shqiptaret jetojne te lumtur per harmonine e Kryeministrit. Mos u merzitni, te gjitheve do t’ju vije radha te provoni despotizmin harmonik te Rames!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here