Shkodra nën ujë/ Rama bën cinikun, komentuesit e masakrojnë…

0
224

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook fotot të një aksioni të Forcave të Armatosura për tu ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur. Megjithatë, për shumë qytetarë, ajo që bën shteti është e pamjaftueshme.

Në postimin që shpërndan në faqe, Rama shkruan: Shkodër – SHTETI NË KRYE TË DETYRËS (përtej llogjeve përçarëse, situata në përmirësim të vazhdueshëm falë angazhimit real të Forcave të Armatosura dhe çdo strukture përkatëse të shtetit).

Por, shumë komentues kanë kritikuar Kryeministrin dhe instancat shtetërore. Shumë qytetarë prekin faktin që përmbytjet përsëriten herë pas here, ndërsa të tjerë ironizojnë ndihmat e dhëna për banorët e prekur nga përmbytjet.

Disa nga komentet

– Shtet leshi

– Qeka lodh shteti o shtet

– Un mendoj se eshte keq menaxhim situate ne te gjitha rastet qe shkodra eshte permbytur njesoj si rruga Tiane-Durres qe shkaktoj shume deme, dua te them kush eshte pergjegjes per hidrocentralin liqene diga me rrezikshmeri te lart duhet te jet ekspert dhe te bej detyren per cfare paguhet, mos te kujtohet ne sekond te fundit sempse nese digat rrezikojn dhe harrin mbi nivelin e duhur duhet te hapen me perpara pak nga pak dhe kto gjera mund te evitohen z.Rama, Respekte.

– Ky avazi i përmbytjeve kur do ndalojë në Shqipëri zt kryeministër !!!? Dinë gjë ty për ndonjë shpresë apo jo…

– A çdo shi qe te bjer dot ket vrshime … Po boje ni buxhet vjetor vetem per rregullimin e kanaleve..

–  Miell per kek u kishin cuar ne ato pak ndihma qe u con shteti hahahahahhaha , gjynah mos u tallni.

– Ndima nga dy bidone nga 3 kg uj per bidon dhe 4 dit e net pa drita tan velipoja kjo esh ndima e shtetit.

– Hahahaha Shtetii ik m se le Nam ..po Vdesin Ata Njerez..

– Hallall ta beft zoti po shum je harxhuar me ato bidonat e ujit

– I mbysni njeher pastaj u dergoni <>, hajde shtet hajde

– Mos e përmbysi Shkodren

– Rrofsh o Lider shyqyr qe te kemi ty…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here