Kush eshte i tiu me arsenal armesh ne shtepi…

0
150

Nje i ri nga Shijaku u vu ne pranga, pasi aksioni i policise i zbuloi arsenalin e armeve qe mbante ne banese. Policia e Durresit ben me dije se ka arrestuar shtetasin Ervin Çizmja 31 vjeç, banues në Shijak.
Njoftimi i plote

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e Shijakut.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

•Ervin Çizmja 31 vjeç, banues në Shijak.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me kreher;

•një armë gjahu teke;

• 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm;

•një silensiator arme zjarri me gjatësi të pergjithshme 23 cm;

• një gjerdan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 278/4 dhe 280 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here