Këmbanë alarmi/ Gjimnazistët dëshmitarë të shitjes së drogës në shkollat e ‘cunguara’, Ministria e Arsimit ka përgjegjësi për…

0
416
Intervista e Nënkryetarit të LRI-së, Klevi Pojana për Fax News.
Klevi Pojana: Arsimi i cunguar. Droga fenomen shqetësues. Ministria e Arsimit ka përgjegjësinë për sigurinë në shkolla
Dje është zhvilluar një protestë para ministrisë së Arsimit, cili ka qenë qëllimi i kësaj proteste? Ditën e djeshme me iniciativën e gjimnazistëve të LRI-së, u organizua një protestë para Ministrisë së Arsimit. Qëllimi i protestës ishte shqetësimi që të rinjtë dhe gjimnazistët kryesisht, kanë me fenomenin e drogës nëpër shkolla. Vetëm pak ditë më parë kemi qenë dëshmitarë të një ngjarje-je të rëndë ku një i ri nën moshën 18 vjeç u kap pranë në një shkolle me një substance narkotike. Por ky nuk është i vetmi rast, të rinjtë sot, gjimnazistë por edhe studentët, janë dëshmitarë sesi në fakultetet e tyre, gjimnazet e tyre konsumohet dhe shitet drogë lirisht.
Është një fenomen i cili është publikuar, është bërë shqetësim nga shumë individ por si duket akoma nuk ka rënë këmbana e alarmit për qeveritarët dhe për drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe organe të tjera ligjzbatuese për ta ndaluar këtë fenomen dhe për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare. Çfarë faktesh dhe statistikash keni ju për përdorimin e drograve në shkolla? Unë besoj që faktet më të mira i ka evidentuar media vetë. Shpeshherë jemi bërë dëshmitarë të rasteve kur gjimnazistë janë përballuar me agresione të bashkëmoshatarëve të tyre të cilët kanë që të nxitur nga përdorimi i substancave narkotike. Sot nëse bëhet një reportazh pranë çdo gjimnazi të Tiranës, vetë gjimnazistët do ju tregojnë se në cilin cep të shkollës ose ambientit të jashtëm të shkollës konsumohet ose shitet lëndë narkotike sepse është një fakt i mirënjohur. Thuajse e dinë të gjithë përveç policisë dhe ministrisë së arsimit e cila nuk bën asgjë dhe qëndron indiferente përballë këtij shqetësimi. Më shqetësuese se kaq është bërë fakti që tanimë nuk është një fenomen i cili qëndron jashtë derës së shkollës por ka kaluar brenda. Duke qenë se ne jemi në kontakt me të rinj gjatë gjithë kohës, shumë herë gjimnazistët na tregojnë sesi në ambiente të brendshme të shkollës në tualete apo korridore, por shpesh herë dhe nëpër klasa konsumohen lëndë narkotike. Sepse cigarja të thuash ka kaluar, është old-fashion nuk është më trendy i kohës, ka kaluar në lëndë narkotike. Ky është një shqetësim shumë i madh për të rinjtë vetë por akoma më i madh për familjarët. Sepse ndoshta të rinjtë, një pjesë e tyre nuk e kuptojnë dot dëmin e madh që shkakton përdorimi i këtyre substancave dhe si të thuash bien pre e atyre keqbërësve që përfitojnë ekonomikisht duke shitur lëndë narkotike.
Ky është një shqetësim që familjarët e kanë sepse kanë pasiguri për fëmijët e tyre, duke mos ditur se çfarë bën fëmija i tyre kur shkon në shkollë. Ata e nisin për dije, për mësimdhënie, ndërkohë e kundërta ndodh. Nuk fokusohen te dija, te libri te mësimi por fokusohen te këto elementë të cilat nëse do të bëhen rutinë do kalojnë në një situatë akoma më të madhe të përdorimit të substancave të tjera më të dëmshme për shëndetin e tyre. Fakti që keni protestuar para ministrisë së arsimit është si një formë për të treguar që përgjegjësinë ia lini ministrisë së arsimit sikurse e thatë pak më parë. Çfarë kërkoni konkretisht nga ministria e arsimit? Nëse do të donim thjesht ti linim topin te dera ministrisë së arsimit do të ishte shumë pak. Ministria e Arsimit ka tagrin ligjor dhe përgjegjësinë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies në çdo institucion publik dhe jo publik shqiptar sepse është ajo institucioni përgjegjës për këtë gjë. Por më shumë se kaq ka të drejtën dhe detyrimin për të siguruar, sigurinë maksimale për ata të rinj të cilët fokusohen te dija dhe te shkolla.
Mos të harrojmë që në Shqipëri është e udhës që trafikantë, njerëz të cilët merren me këto procese jo ligjore, të kërkojnë grupe të caktuara dhe kryesisht të rinjtë për të shitur dhe për të bërë tregti me produktet e tyre të jashtëligjshme. Vetë pak kohë më parë ne kemi qenë dëshmitar sesi në gjithë Shqipërinë u mboll dhe u bë një fushatë e jashtëzakonshme ku të rinjtë u përdorën si punëtorë në plantacionet e kanabisit. Tani kaluan në këta të rinj që të jenë përdorues të kësaj substance duke jua shitur atë. Nga ministria e arsimit ne nuk kërkojmë thjesht siguri nëpër shkolla. Ka detyrime shumë herë më të mëdha se kaq. Ne në rradhë të parë në banderolën e madhe që shkruam dje dhe e lamë në mënyrë simbolike në kangjellat e ministrisë së arsimit, kishim shkruar, duam dije dhe jo drogë. Pra ministria e arsimit duhet të fokusohet te dija, te proceset mësimdhënëse që institucionet publike duhet ti ofrojnë të rinjve. Nëse flasim sot për arsimin shqiptar, flasim për një arsim i cili është i cunguar, i cili në ciklin e tij të lartë nuk ofron atë që duhet. Është pak të thuhet se arsimi në Shqipëri kushton më shumë se ne vende si Gjermania dhe vende të tjera të BE. Ndërkohë cilësia është disa herë më e ulët se në këto vende ku ne aspirojmë që të bashkohemi pranë familjes së madhe europiane. Kështu që ministria e arsimit ka detyrimin për tu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve dh
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here