Dhe ne Britani, shqiptarët mbushin burgjet

0
143

Sipas shifrave të Ministrisë britanike të Drejtësisë, rritja e bandave të drogës ka trefishuar numrin e shqiptarëve të arrestuar nëpër burgjet britanike, teksa gjatë vitit të kaluar numri i tyre arriti në 726 vetë.

Tablodi britanik “Daily Mail” thekson se, shumica e kriminelëve janë dënuar për vrasje, drogë dhe vepra të karakterit seksual.

Grupet e organizuara nga Shqipëria kanë një ndikim dhe kontroll të madh të tregun e kokainës në Britani. Sipas shifrave zyrtare, 321 vetë janë dënuar për drogë, duke tejkaluar së tepërmi grupet e tjera, që vijnë të dytët, si xhamajkanët dhe polakët.

Agjencia britanike e Luftës kundër Krimit, “NCA” ka paralajmëruar se grupet kriminale shqiptare të drogës përbëjnë një kërcënim të madh, duke përdorur taktika mizore për të kontrolluar dhe mbrojtur aktivitetin e tyre kriminal.

Shifrat e fundit konfirmojnë raportimet e herëpashershme nga media, për arrestimet dhe dënimet e shqiptarëve, që realisht janë shndërruar në problem për imazhin e shqiptarëve të tjerë të ndershëm që jetojnë e punojnë në Britani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here