Alpha Bank Albania dhe Fundjavë Ndryshe: Së bashku ndërtojmë të ardhmen

0
163

Alpha Bank Albania dhe Fundjavë Ndryshe – Së bashku ndërtojmë të ardhmen!

Alpha Bank Albania, në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, mundësoi një
ambient banimi për një familje në nevojë ekonomike dhe me vështirësi strehimi. Shtëpia e re është e ndërtuar me material cilësor, si dhe e izoluar nga zhurmat, temperaturat dhe lagështira. Thirrjes për mbështetje iu bashkua jo vetëm Alpha Bank Albania si institucion por i gjithë stafi i saj duke dhuruar një shumë të konsiderueshme e cila shërbeu për mobilimin e shtëpisë. Gjatë ditës së inaugurimit të shtëpisë, Z. Arbër Hajdari, Drejtor i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” shprehu vlerësimin e tij maksimal për Alpha Bank Albania e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme thirrjes së tij publike për mbështetje për familjen Buci dhe realizoi blerjen dhe vendosjen e shtëpisë brenda vetëm 10 ditëve.

Ndërsa Znj. Erjona Çela, Drejtore e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në Alpha Bank
Albania tha: “Dita që u transmetua thirrja për ndihmë për familjen e Burbuqe Bucit ishte një ditë që ka trishtuar të gjithë ne që pamë kushtet ku jetonte kjo familje. Ndërkohë dita e sotme ka qenë një ditë plot emocione të bukura për të gjithë ne, pasi sot bëmë të mundur që kjo familje të fillojë një kapitull të ri në jetën e saj. Gjithashtu na gëzon pa masë fakti që tashmë të tre fëmijët e saj do të kenë mundësi të studiojnë në të njëjtat kushte si shumë bashkëmoshatarë të tyre për të siguruar një të ardhme më të ndritur’’. Znj. Çela përfundoi fjalën e saj duke falenderuar dhe përgëzuar, z. Arbër Hajdari dhe “Fundjavë Ndryshe” për angazhimin serioz në mbështetjen e familjeve shqiptare në vështirësi ekonomike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here