Basha nga Shkodra, apel Ramës: Mosshpallja e emergjencës është vepër kriminale

0
142

Kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Shkodër për të vizituar familjet e dëmtuara nga përmbytjet. Ai i ka bërë apel të drejtpërdrejtë kryeministrit dhe qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi në të kundërt kjo do të jeteë një vepër kriminale.

Basha: Ju shpreh mirenjohjen time qe keni qendruar ne krye te detyres. Keni bere akoma me shume se institucionet qe e kane per detyre. Dua te falenderoj edhe Forcat e Armatosura. Askush smund te me thote se kjo eshte veper e Zotit por eshte e njeriut dhe eshte pergjegjesi e drejtperdrejte e koorporates te energjise. Perpara se te shkojme tek pergjegjesite rendesi kane banoret sepse kemi 1 mije familje te rrethuar nga uji dhe kjo per cdo qeveri perben gjendje emergjente. Kane probleme me ujin, ushqimet, shkollat kane ndalur aktivitetin, bujqesia ne keto zona eshte shkaterruar dhe ka qindra mijera deme ne bageti. Prioritet ka jeta njerezore dhe falenderoj bashkine qe i ka ardhur ne ndihme, jam informuar per evakuimet tek konviktete apo tek familjet e tyre. Banoret e reethuar nga uji te mbajne kontaktet me autoritetet lokale sepse shpetimi i jetes eshte paresore. Ndihmat e ardhura nga qeveria jane te pamjaftueshme.

Njolla e permbytjes nga hera e fundit eshte perkeqesuar dhe situata pi shkon drejt perkeqesimin dhe arsyeja per shpalljen e emergjences eshte qe ti jepet ndihme banoreve. Mosshpallja e emergjences eshte pergjegjesi ligjore dhe eshte veper penale pra kriminale.

Kam apel per qeverine dhe kryeministrin qe te shpallet menjehere gjendja e emergjences dhe ti jepet fund heshtjes se ministrit pergjegjes dhe kesaj qeverie pergjegjese per kete gjendje. Asnje alibi nuk perjashton Edi Ramen dhe Damian Gjiknurin nga pergjegjesia. I bej thirrje prokurorise qe te nis hetime per cdo neglizhence te cdo institucioni.

Ka dy arsye pse nuk shpallet emergjenca. E para eshte per tu shmangur nga demshperblimet per banoret e permbytur. Eshte nje llogari meskine qe pengon Ramen te shpalle emergjencen. Pasojat do jene akute ne vazhdimesi nga permbytjet dhe pergjegjesi eshte Edi Rama. Kjo nuk eshte politike dhe asgje tjeter, eshte veper penale.

Edhe nje feste po te zgjase 15 dite njerezit lodhen, jo me te jesh i rrethuar nga uji.

Shpreh solidaritetin e plite me banoret ne kete situate dhe falenderoj cdo organizate dhe kedo qe ka dhene ndihma por kjo duhet te perballohet edhe nga qeveria. Mungesa e kryeministrit dhe paraqitje fotozhenike e varteses se tij ministre bashke me heshtjen e tyre tregojne qarte sjelljen e tyre. I fajesoj per braktisjen e shkolles dhe mosmenaxhimin e kesaj situate kritike. I kerkoj prokurorise qe te nis hetimet kryesisht per kete heshtje dhe veprim kriminal.

Demet qe po shkaktohen jane shume te medha. Shume shpejt bashke me deputetet do paraqesim nje raport dhe me.mundesi qe ka opozita dhe tentojme te minimizojme keto deme. Dua tju falenderoj dhe inkurajoj per menaxhimin e kesaj sitiate dhe te vazhdojme keshtu perballe kesaj katastrofe natyrore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here