LGBT në shkolla rrezikshmëri e lartë: Devijojnë prirjet seksuale të adoleshentëve…

0
180

Deputeti demokrat Tritan Shehu ëhstë shprehur kundër takimeve të aktivistëve LGBT-së me adoleshentët nëpër gjimnazet e Tiranës, për të diskutuar mbi bulizmin dhe fenomene të eksperiencave të tyre.

Në një status në “Facebook”, Shehu shkruan se zhvillimi në shkolla i aktiviteteve promovuese të LGBT është i patolerueshëm dhe në mospërputhje për programet e studimit.

Ai e sheh këtë gjë si një rrezik për shoqërinë pasi mund të shtyjë drejt devijimit nga norma të prirjeve seksuale të fëmijëve.

STATUSI I SHEHUT
Zhvillimi në shkollat e arsimit para universitar me nxënësit aty, i aktiviteteve promovuese nga grupet LGBT është pa dyshim e patolerueshme, dhe në mospërputhje me programet të studimit.
Ministria e Arsimit duhet sa më shpejt të japë shpjegime për këto veprime të pa bazuara në ligj dhe të marrë masat përkatëse bllokuese e ndëshkuese.

Kjo është një precedencë e rrezikshme në të gjitha planet, që mund të shtyjë drejt devijimit nga norma të prirjeve seksuale të këtyre fëmijëve akoma adoleshente.
Për natyrën njerëzore, për mbijetesën e species sonë, për edukimin, për shoqërinë e jetën vetë, thelbësor është qëndrimi në mënyrë stoike të koncepti i Shenjtë i Familjes, përbërja e saj nga burri, gruaja e me shpresë fëmijët.

Kjo duhet të përbëjë kolonën kryesore të edukimit të fëmijëve, ndryshe i vëmë ata dhe shoqërinë përpara problemeve e rreziqeve të mëdha.

Goditja e këtij principi bazal të ekzistencës së shoqërisë njerëzore, nuk ka asgjë të përbashkët me luftën kundër diskriminimit; edhe ndaj grupeve LGBT, gjë për të cilën ne kemi një ligj të mirë, i aprovuar edhe me kontributin tim direkt.

Nga ana tjetër në projekt Ligjin për Strehimin Social, vendoset qenia në grupet LGBT si një kriter për të përfituar këto banesa, duke e justifikuar këtë me një Rezolutë të Kuvendit, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Pra më shkoqur, kriter për të përfituar Strehim Social, është dhe kjo lloj preferencë seksuale, që realisht është një devijim nga norma, gjë që qartësisht ka për qëllim rritjet spekulative të deklarimeve si pjesëtare të atyre shoqatave.

Jam i bindur se Kuvendi i Shqipërisë nuk do ta votojë një artificë të tillë, që mbart në vet vete elemente të diskriminimit pozitiv ndaj shoqërisë, si dhe hapësira të mëdha spekulimi.

shehu fb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here