LGBT i heq ‘maskën’ Ramës/ Ja ku e morëm lejen për aktivitetin në shkollë…

0
286

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT përmes një deklarate ka bërë të ditur se ka lejen e Qeverisë për të zhvilluar aktivitetet e tyre në shkollat.

Deklarata erdhi pas reagimeve të shumta dhe të ashpra ndaj takimeve që përfaqësues të LGBT kanë nisur të zhvillojnë me nxënës të shkollave në vend.

“Çfarë na shqetëson në këtë histori është fakti se si Ministria e Arsimit refuzon të marrë anën e saj dhe përpiqet me çdo kusht të tërhiqet nga debati, ndonëse është në fakt institucioni kryesor për zbatimin e Planit Kombëtar të Masave për luftën ndaj diskriminimit të LGBT sanksionuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 390, datë 25.5.2016.

I kujtojmë Ministrisë së Arsimit se ne nuk hyjmë as natën e as vjedhurazi nëpër shkolla, por këto takime zhvillohen në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri, strategji e miratuar nga qeveria shqiptare në qershor 2016.

Qëndrimet mohuese të MAS në këtë rast tregojnë edhe njëherë se qeveria ka dështuar të përmbushë angazhimet që vetë ka ndërmarrë që prej dy vitesh”, thuhet në deklaratën e këtyre shoqatave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here