Standard.al

“Ishte i pari për mua” Femrat e njohura që nuk përfunduan me dashurinë e parë

0

A besoni në një fund të lumtur? Ishte kjo një nga pyetjet që pak ditë më parë, Iconstyle.al shtroi në profilin e Instagramit për të parë reagimet e fansave.

Pjesa më e madhe e përgjigjeve ishin disi zemërthyese dhe tregonin se jo të gjitha dashuritë e para kanë fund të lumtur. Duke u bazuar në këtë rast, ne po ju sjellim disa nga historitë e femrave të famshme të ekranit shqiptar, të cilat nuk kanë përfunduar me atë që ka qenë “mashkulli i parë në jetën e tyre”.

Aurela Hoxha
“U lidha që 16 vjeçe dhe ai ishte mashkulli i parë në jetën time, deri në momentin e ndarjes”. kështu është shprehur Aurela Hoxha e pyetur pasi i dha fund martesës së saj që prej vitit 2005. Hoxha rrëfeu se ajo dhe Admir Ismajlukaj u martuan në vitin 2005 për shkak se familjarët e saj ndodheshin në SHBA dhe ajo dëshironte gjithashtu të shkonte atje. E pyetur në lidhje me këtë marrëdhënie të gjatë të nisur në moshë të vogël, Hoxha ka thënë se e vuante faktin që nuk kishte pasur më shumë eksperienca. “Shumë gjëra i kam mësuar tani. Për shumë situata tani nuk jam e përgatitur”, tha ajo.

Beatrix Ramosaj
“Njerëzit njihen, dashurohen, jo gjithçka mund të ecë”. Kështu është shprehur këngëtarja Beatrix Ramosaj pasi i dha fund lidhjes me Ervin. Edhe pse zgjati 3 vjet, lidhja e parë e saj nuk pati fund të lumtur, dhe ndoshta për më mirë. “Nuk kam folur për jetën time personale. Nuk kam qejf më të ekspozoj jetën personale. Është diçka shumë e bukur që mund t’i ndodhë dikujt. Për mua ka qenë hera e parë që kam pasur dikë dhe kam kaluar shumë kohë me të, nuk janë pak dy vite e gjysmë. Kam shumë respekt, por kështu është jeta, njerëzit njihen, dashurohen, jo gjithçka mundet të ecë. Tani jam single”, ka thënë Beatrix.

Fjolla Morina
Një tjetër këngëtare shumë e përfolur nga mediat rozë, Fiolla Morina ka treguar se e ka humbur virgjërinë në moshën 17-vjeçare me bashkëshortin e saj. Duke rrëfyer momente nga jeta e saj për “Kosovaren”, Fjolla pati treguar se është martuar shumë herët, ende pa i mbushur 17 vjet, kur edhe e ka lindur vajzën e parë. Ajo, gjithashtu, tregon se në atë moshë të re kishte pasur për herë të parë të dashur dhe se marrëdhënien e parë seksuale e ka kryer tek pasi u martua.

Gerta Heta
Lidhja e parë e këngëtares dhe spikeres së radios, Gerta Heta ka qenë një nga ato rastet fatkeqe që të gëzojnë kur mëson se ka marrë fund. Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike”. Kështu ka rrëfyer moderatorja e njohur. E ftuar në “Oktapod” ajo për herë të parë ka treguar një histori shokuese sesi i dashuri i saj i parë ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kërcënonte. “Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t’i thosha njeriu se më bënte presione. ‘Do t’i thyej këmbët vëllait tënd’, thoshte. Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.