Gazetari: Diplomatë që vjedhin para dhe flenë me vajza të bukura!

0
256

Gazetari dhe satiristi i njohur Luan Laze ka hedhur dje akuza të forta për abuzimet me fonde e deri te favore seksuale të përfaqësuesve diplomatikë që punojnë në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Laze tha se të huajtë nuk duhet të mitizohen, as ata që janë diplomatë e as ata që punojnë si përfaqësues teknikë të institucioneve të huaja.

Sipas tij ka nga ata diplomatë që kanë abuzuar moralisht dhe financiarisht. Ja një pjesë fragmenti nga ajo çka Luan Laze tha për të huajt që vijnë në Tiranë dhe japin “leksione” demokracie: “Unë di disa raste kur punonjës të huaj që kanë qenë pjesë e programeve dhe projekteve të ministrisë së Brendshme u kanë dërguar në hotelet ku flinin vajza të bukura për të kaluar natën. Rasti i dytë është kur një hollandez vidhte shtetin e vet dhe BE-në duke shënuar në faturën e qirasë mujore të shtëpisë 5 mijë euro kur shqiptarit që ia kishte dhënë shtëpinë i jepte 3 mijë euro. 

Mjaftojnë këto dy fakte që të themi se të huajtë janë po si ne, vjedhin si ne, abuzojnë si ne dhe prostituojnë si ne. Mos ti bëjmë ata se u djeg barku për shtetin shqiptar dhe reformën në drejtësi”-tha Laze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here