Fevziu s’i mban lotët: ”E kam nisur jetën krejt i vetëm”

0
264

Moderatorin historik të emisionit “Opinion” e kemi parë përgjithësisht në të njëjtin ekran, por këtë herë Blendi Fevziu e ka lënë Klanin për pak çaste. Siç duket edhe nga postimi i tij në Instagram, moderatori do të jetë pjesë e emisionit ”Dua të të bëj të lumtur”.

”Një histori që vjen nga thellësitë e minierës së Bulqizës. Një rrëfim sakrificash, vuajtjesh, përkushtimi, por edhe dashurie. Në ”Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel”, ka shkruar ai.

Këtë të shtunë pritet të trajtohet një histori e jashtëzakonshme e punës në minierën e Bulqizës, histori që ka prekur edhe vetë moderatorin, i cili nuk ka mundur t’i mbajë lotët gjatë emisionit. Siç duket historia e kësaj të shtune i kujton atij të kaluarën e vështirë.

“Unë mund të jem shembulli tipik i kësaj. Unë e kam nisur jetën time krejt i vetëm në moshën 12-vjeç”, ka thënë i përlotur Fevziu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here