E tmerrshem: “Stacioni hapësinor kinez mund të bjerë mbi Emilia Romagna”

0
198

Qarkore e Mbrojtjes Civile drejtuar Ministrive dhe Rajoneve,  Stacioni hapsinor Tiangong 1 mund të bjerë mbi Itali gjatë ditëve të Pashkës. “Në jug të Emilia Romagna, midis 28 marsit dhe 4 prillit”. Vademecumi në sitin e Mbrojtjes Civile

ROMË – ri-hyrja e pakontrolluar e stacionit hapësinor kinez të Tiangong 1 “mund të ndikojë në territorin kombëtar (Italian)” dhe rënia eventuale e fragmenteve mund të ndodhë gjatë ditëve të Pashkës “, ndërmjet 28 marsit dhe 4 prillit,” dhe të mbulojë “rajone në jug të Emilia-Romagna “. Kjo është ajo që lexohet në një qarkore të lëshuar sot nga Mbrojtja Civile në të gjitha ministritë dhe rajonet. “Korniza kohore dhe trajektorja e përplasjes me tokën mund të përkufizohet më me preçizion në 36 orë para hyrjes në atmosferë”, thotë dokumenti, i cili thekson se organizimi dhe interpretimi i të dhënave është detyrë e Agjensisë italiane Hapsinore, që “do të kujdeset për organizimin dhe interpretimin e të dhënave duke përdorur mbështetjen e organeve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Ndërkohë, Mbrojtja Civile njoftoi se ishte ngritur tavolinën teknike të punës, që parashikohet në rrethana të tilla, ku marrin pjesë, së bashku me ASI, këshilltari ushtarak i Kryeministrit, ministritë e Brendshme, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Enac, Enav, Ispra, komisioni i posaçëm i mbrojtjes civile. Dhe në të njëjtën kohë në faqen e saj të internetit një manual të shkurtër me rregullat e mbrojtjes. duke kujtuar se “ngjarje të tilla dhe rastet aktuale të ndikimit në Tokë, dhe veçanërisht në kontinent, janë shumë të rralla. Prandaj nuk ka sjellje të vetë-mbrojtjes  të përcaktuara në arenën ndërkombëtare që do të merren kundër kësaj lloji ngjarjeje.”

Megjithatë – sipas faqes së internetit të mbrojtjes civile – të bazuar në informacionin e vënë aktualisht në dispozicion nga ana e komunitetit shkencor, është e mundur të jepen, pavarësisht nga pasiguria lidhur me mundësitë e shumta të asaj që mund të ndodhë, disa parime udhëzuese për popullatën, për të adoptuar sjellje të përgjegjshme të vetë-mbrojtjes, në qoftë se ndodhen në territoret potencialisht të ekspozuara ndaj përplasjes:

  • ka pak mudësi që fragmentet gjatë përplasjes të shkaktojnë shkatërrimin e ndërtesave, kështu që ato konsiderohen më të sigurta se vendet e hapura. Sidoqoftë, është e këshillueshme që të qëndroni larg dritareve dhe dyerve të qelqit;
  • fragmentet duke u përplasur me çatitë e ndërtesave mund të shkaktojë dëme, duke çarë dhe depërtuar çatitë dhe tavanet poshtë tyre, në këtë mënyrë rrezikojnë personat: pra, duke mos patur informacion të saktë mbi vulnerabilitetin e ndërtesave individuale, këshillohet që katet e poshtme janë më të sigurta;
  • brenda ndërtesave vende strukturore të sigurta ku mund të qëndroni gjatë përplasjes së mundshme të pjesëve të stacionit hapsinor janë, për ndërtesa në murature, nën harqet e kateve të ulëta dhe në pragun e dyerve të vendosura në muret mbajtëse (ato të trashë), ndërsa për ndërtesat në beton të përforcuar, pranë kolonave dhe pranë mureve;
  • Nuk ka gjasa që fragmentet më të vogla të jenë të dukshme nga toka para përplasjes;
  • disa fragmente të mëdha munden mbijetojnë përplasjes dhe përmbajnë hidrazinë. Në përgjithësi rekomandohet që kushdo që shikon një fragment, të mos e prekë atë dhe të qëndroj në një distancë prej së paku 20 metra, duhet të njoftojë menjëherë autoritetet kompetente.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here