Sulltan Novruzi, Basha: Thirrje për bashkim kundër diktaturës së krimit

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane thotë se festa e Sulltan Novruzit është dhe thirrja për një “zgjim vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaturën e krimit.

Loading...

“Është po kështu 22 marsi historik, dita kur 26 vite më parë më 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45-vjeçare. Thirrje për një bashkim dhe zgjim vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaturën e krimit për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, drejt Shqipërisë së lirisë dinjitetit të punës dhe të demokracisë evropiane”, tha Basha.

Ai e quan këtë ditë si dita e paralajmërimit dhe bekimit të së nesërmes evropaien të Shqipërisë.

“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, 22 marsin e historisë, paralajmërimin dhe bekimin për të nesërmen evropiane për çdo shqiptar”

Loading...

Lini nje pergjigje