Shkodra nën ujë, Rama i rrethuar ne lux takon Erdogan në Stamboll

0
201

Mbi 5 mijë hektarë tokë në Shkodër janë nën pushtetin e ujit. Fshatra të tëra janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës, ndërsa dhjetëra familje kanë braktisur banesat për shkak të rrezikut që u kanoset.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përmbytjet në qytetin e Shkodrës.

Shefi i Qeverisë ka shpërndarë një album fotografik ku ka treguar mobilizimin e strukturave shtetërore për të përballuar situatën.

Teksa përshëndet operacionin, Rama garanton se shteti është në krye të detyrës.

Por, kur situata është mjaft e vështirë, kreu i Qeverisë ndodhet në Stamboll, ku i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, është pritur nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan .

Për momentin nuk ka detaje, por me siguri që, vizita e Ramës në Stamboll nuk do të lërë jashtë takimit edhe çështjen e detit me Greqinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here