“Ndërroni kanalin!” Olti Curri i kthehet Veliajt: Mbetëm duke parë Mediaset, po harrojnë gjuhën kalamajt…

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë sot një deklaratë duke iu përgjigjur kritikëve për numrin e lartë të kronikave që publikohen në media ku ai shfaqet me lopatë në dorë.

Veliaj ka kërkuar prej tyre që të ndryshojnë stacionin.

“Për të gjithë ata që janë mërzitur nga fushata duke parë mbjelljet, ta ndryshojnë stacionin, ndërsa ne të tjerët do të vazhdojmë të mbjellim pemë deri në datën 22 prill, që të kemi një Tiranë fantastike dhe më të gjelbër”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë opinionisti Olti Curri i është përgjigjur kryebashkikut në rrjetet sociale duke ironizuar me këtë koment. Ai është shprehur se mbetëm duke parë Mediaset se televizionet shqiptare i ke blerë të gjitha.

“Te nderrojme stacionin e televizorit! Po mbetem duke pare Mediaset o burre, se televizionet shqiptare i ke blere te gjitha. Po harrojne kalamajt gjuhen shqipe…duke pare kukullat italisht…”

Lini nje pergjigje