Kush tha që bjondet janë më Seksi? Njihuni me bukroshet shqiptare që zgjodhën brunen (FOTO)

0

Ato mbase e dinë që bjondet janë më seksi e që ka historira plot që tregojnë se meshkujt lënë kokën për to. Nisur nga ky fakt, po edhe për ta provuar, shumë vajza u bënë njëherë në jetën e tyre bjonde. Qëndruan për ca kohë dhe pastaj u kthyen në identitet. Disa tentuan më shumë duke zgjedhur nuanca të hapura, kurse disa të tjera më pak.

Loading...

Almeda Abazi i bëri me fije dhe ndryshimi në këtë rast është më gradual. Vetëm se e bëri në një nga ato momentet pa angazhime të mëdha. Se për t`u martuar u martua me flokë të zeza.

 

Besojeni ose jo e ka pasur një fazë me flokë të verdha edhe Zajmina Vasjari, po të verdha fare ama. Dhe krahasuar me këtë Zajminën sot, me flokë të zeza, nuk kanë asgjë lidhje. Pavarësisht që pati qejf dhe e provoi, as nuk e ka tentuar më dhe as nuk do ia këshillojmë.

Po nëse Zajmina doli edhe në videoklipe me flokët e verdhë, Soni Malaj bëri veç një foto dhe e postoi në Instagram. Nuk i shkonin dhe i hoqi menjëherë.

Siç nuk i shkonin edhe Xhensila Myrtezajt, të cilën e pamë vetëm pak kohë. Asaj mbase edhe i shkonin, por dukej e egër. Ndërkohë që me flokët e zinj është shumë më e ëmbël. E ka kaptuar edhe vetë këtë ndaj s`ka tentuar kurrë më.

As Ami s`ka tentuar më. Ka provuar nuanca të çelëta, por kaq. Bjonde duket se nuk do ta shikojmë ndonjëherë.

Ndoshta edhe Samantën s`do kemi më rastin ta shikojmë me flokë të verdha. I bëri njëherë dhe kaq. Iu kthye Samantës që të gjithë njohim.

Ingrit Gjoni bën pjesë në atë grupin që i ka povuar të gjitha nuancat e ngyrave dhe në fund e ka kuptuar atë që i shkon. Ca kohë i bëri edhe si e motra, Inisi, në ngjyrë e kaçurrela, por u kthye në identitet.

E provoi edhe Aurela Hoxha bjondllëkun dhe e kuptoi në kohë që nuk ishte për të. Kur nuk shkon nuk shkon.

Poni i mbajti bjonde për një kohë të gjatë, po s`mund të themi se duhej më mirë se me të zeza. Shumë më elegante e tregon ngjyra e saj.

Siç edhe Albana Osmanit. Atë madje bjonde e kemi njohur: me flokë të verdhë e me gërsheta të thurur imët. Po ja që e preferojmë kështu me të zinj. Mund t`i kenë pëlqyer të verdhë meqë i mbajti gjatë ashtu, po të zinj i shkojnë më shumë

Brunia kampione që ka provuar e provon vazhdimisht të jetë bjonde është Dafina Zeqiri. I ka provuar të verdha në të gjitha gjatësitë, por rezultati është i njëjti. Më mirë brune.

Dhe kur nuk i shkonin flokët e verdhë as Adrola Dushit, një prej modeleve më të bukura shqiptare, atëherë vajza e keni të kot. Mbase ju shkon më shumë ngjyra me të cilën ju ka bërë mami.

 

Loading...

Lini nje pergjigje