Dhoma amerikane qeverise: Monopole, taksa të larta, burokraci…por Lu

0
173

Situata e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka publikuar rezultatet e Indeksit të Biznesit 2017 – 2018, ku është shënuar rënie kundrejt një viti më parë. Investitorët vlerësojnë se situata është përkeqësuar, për shkak të nivelit të lartë të taksave, monopoleve, informalitetit dhe konkurrencës së pandershme.
“Sërish, anketimi i zhvilluar për Indeksin e Biznesit tregon se anëtarët e Dhomës Amerikane mbeten të shqetësuar për nivelin e taksave, burokracinë qeveritare, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, gjetjen e stafeve të kualifikuara vendase dhe nivelin e informalitetit. Këto kanë qenë edhe për këtë Indeks Biznesi pesë shqetësimet kryesore. Një perceptim aspak pozitiv kanë patur bizneset anëtare të Dhomës Amerikane gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë si dhe për sigurinë në vend që ka pësuar rënie me 2.37 pikë”, theksohet në njoftimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Përfundimet e Indeksit të Biznesit i komentoi edhe ambasadori amerikan, Donald Lu. “Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë”, u shpreh Lu.
Problemet e evidentuara nga Dhoma Amerikane e Tregtisë i janë sjellë në vëmendje qeverisë rreth dy muaj më parë edhe nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, në Librin e Bardhë dorëzuar qeverisë, një dokument që përmban problematikat e biznesit vendas dhe të huaj, së bashku me rekomandimet për zgjidhje.
Problemet e evidentuara në indeksin e biznesit
Niveli i lartë i taksave
Burokracia qeveritare
Monopolet
Konkurrenca e pandershme
Vështirësi në gjetje stafi të kualifikuar
Niveli i lartë i informalitetit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here