Arsyetimi i “Lali Erit” për kullat do ju habisë: Po japim leje pasi…

0
212

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka shpjeguar se përse pritet që të ndërtohen 24 kulla në Tiranë.

I ftuar në emisionin Real Story, të gazetarit Sokol Balla, Veliaj është shprehur se për planin për ndërtimin e këtyre kullave është bazuar tek të dhënat e INSTAT-it, të cilat vënë në dukje se 25 mijë banorë vijnë çdo vit në Tiranë.

Dhe për këtë, kreu i Bashkisë u shpreh se duhet të sigurohet buxhet për të ndërtuar shkolla dhe kopshte për atë që vijnë në Tiranë.

“Për lejet e bashkisë kam thënë që patjetër s’do ketë leje sa kohë s’ka plan. Bashkia para nesh sipas kërkesës ashtu i jepte lejet. Bashkia sot ka marrë planin francez te Ramës, ka parë statistikat e INSTAT ku tregohet se vijnë 25 mijë banorë në vit ne Tirane dhe pasi ka hartuar këtë plan, jep këto leje. Kur ka plan dhe cdo gjë bëhet sipas distancave, jepet leje.

Tani që ka plan bashkia duhet të sigurojë kopshte e shkolla për këta persona që vijnë çdo vit. E kjo behet ose rrit taksat për familjarët ose për bizneset.

Ne thamë që për këta që zhvillojnë, kanë fitime kolosale, ne do e 10 fishojmë taksën, nëse oligarkët, biznesmenët kanë një kundërshtar që i ka prerë në mes, është kryetari i bashkisë dhe kryeministri.

Për kullat trashëguam planin francez për një qendër që do kishte ndërtesa të larta për arsye të thjeshta, as Rama as unë s’kemi cënuar kurrë hapësirën publike, ka qenë private gjithmonë, është 10 fishuar taksa, është fushë që rrit punësimin”, theksoi Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here