Alarm për rrëmbim avioni, gjuajtësit ndjekin Air France që nuk përgjigjet

0

Loading...

Centrali i forcave të rendit dhe nr. I urgjencës 118 të bllokuara nga thirrjet telefonike. Frika ishte përhapur në një rreze prej rreth 50 km. Shpjegimi: avionët gjuajtës duhej të arrinin një Air France që nuk i përgjigjej radios.

Ishte një emergjencë e vërtetë dhe jo një manovër e pamatur që vuri gjysmën e Lombardisë në alarm këtë mëngjes rreth orës 11:30, kur dy avionë luftarakë thyen barrierën e zërit duke shkaktuar një gjëmim që u dëgjua në një rreze prej 50 kilometrash në Lombardi. Ata gjuajtës ishin ngritur nga baza e Istranës (Treviso). Komanda e tyre ishte në alarm pasi një avion i Air France që nuk përgjigjej radio.

Avioni dukej i drejtuar drejt Milanos ose Torinos, sipas procedurave ushtarake, menaxheri i operacioneve urdhëroi pilotët  të kalojnë barrierën e zërit dhe ti afrohen avionit të linjës Air Francë,  që në atë moment, rifilloi kontaktin radio, duke bërë kështu të pushonte menjëherë frika për një rrëmbim të mundshëm të avionit.

Gjëmimi për atë manovër supersonike i ngjante një shpërthimi me eksploziv dhe gjysma e e Lombardisë ishte frikësuar

Kësaj i ishte shtuar edhe efekt shumëfishues i rrjeteve sociale dhe paniku nga sulmet terroste kishte s’kishte dashur shumë për t’u përhapur.

 

Loading...

Lini nje pergjigje