Zbulohet Skandali/ Ja dokumenti i negociatorin tonë Qirjako Qirkosi si “agjent i grekëve”

0
343

Pas zbardhjes së listës me emrat e 12 anëtarëve të grupit negociator që do të marrë pjesë në bisedimet për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, shumëkush është habitur kur kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë “fluturuar” mijëra kilometra larg për të sjellë nga Londra në Shqipëri Qirjako Qirkon.

Qirjako Qirko, aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, një detyrë e rëndësishme kjo që kërkon impenjim të madh, pasi dihet që ky vend ka një komunitet jashtëzakonisht të madh emigrantësh që jetojnë dhe punojnë aty.

Por pavarësisht kësaj dhe faktit që Qirko nuk njihet si ndonjë ekspert në çështjen më të rëndësishme që pritet të bisedohet si ajo e ndarjes së detit, ai është urdhëruar të braktisë për ca muaj detyrën e ambasadorit dhe të bëhet pjesë e 12-shes që do të vendos fatet e kufijve të Shqipërisë me Greqinë.

Deri më tani në media për Qirjako Qirkon ka dalë një fakt interesant nga e kaluara e tij dhe që mund të shpjegojë se përse ai mund të jetë një i “preferuar”, ose më saktë i infiltruar në komisionin shqiptarë nga pala greke.

Tashmë nuk është sekret se Qirjako Qirkos ka pasur detyra të rëndësishme në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, si pasojë e lidhjeve farefisnore me familjen e fuqishme Kapo. Një nga xhaxhallarët i tij ka qenë zëvendësministër në kohën e Enverit, por është zbuluar dhe dekonspiruar nga sigurimi I Shtetit si “agjent i grekëve”.

Pavarësisht kësaj familja Qirko dhe vetë Qirjako nuk u goditën, si pasojë e mbrojtjes së fuqishme që kishin nga Kapot.

Kjo “lidhje greke”, sado që në pamje të parë mund të duket e largët përbën një skandal të vërtetë dhe hedh poshtë sinqeritetin, integritetin dhe qëllimet e vërteta mbi të cilat është  ngritur komisioni shqiptarë, që do të negociojë me palën greke.

Përveç këtyre fakte që tashmë janë bërë publike në gati të gjitha mediat shqiptare, Syri.net ka zbuluar edhe më shumë, nga e kaluara e errët e Qirjako Qirkos.

Sipas dokumenteve që disponojmë ai ka qenë prokuror në gjyqe politike, gjë që komprometon hapur integritetin dhe pastërtinë e figurës së tij.

Sipas faksimileve më poshtë ku mund të shihni firmën e Qirkos ai ka qenë Prokuror i kontrollit të  veprimeve hetimore në çështjen e shtetasit Francesk Pepa, i cili akuzohej nga regjimi në grahmat e fundit, “për grumbullime të paligjshme (protesta për demokraci) dhe përgatitje për të braktisur atdheun, (arratisje).

Një çështje tjetër e rëndë dhe komprometuese për Qirkon (shih dokumentet) të cilën ka ndjekur dhe ekzekutuar kur ka qenë prokuror i regjimit është ajo ndaj shtetasit Shpetim Ferra, i akuzuar, “për tentativën e rrëzimit të bustit të Enverit dhe pjesëmarrjes në demonstrata”.

Ky para është një nga negociatorët e Shqipërisë për ndarjen e detit me fqinjët helenë: Xhaxhain “agjent të grekëve” dhe vetë prokuror i egër i regjimit të Hoxhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here