Takimi në Kryeministri i minatorëve: Nuk ishte ‘as mish as peshk’

0
148

Ka përfunduar takimi në Kryeministri mes përfaqësuesve të këtij institucioni dhe minatorëve.

Pas përfundimit të takimit, të përzgjedhurit që hynë në kryeministri bënë të ditur se takimi nuk ishte as “mish as peshk”.

Takimi 

Pas përplasjes me policinë për shkak të tentativës për të hyrë me forcë në Kryeministri, përfaqësues të këtij institucioni kanë zbritur te protestuesit dhe kanë kërkuar dy përfaqësues prej tyre për të biseduar.

Koordinatorja e institucionit, Elisa Stamo, ka pranuar që të presë në një takim minatorët për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Ajo u kanë thënë minatorëve që të zhvillojnë një interperlancë.

Kështu, në kryeministri për të diskutuar për problemet që ata kanë janë futur dy përfaqësues, ndërsa nuk dihet se çfarë do të prodhojë ky takim.

Tensioni 

Tension te kryeministria. Minatorët protestues janë përplasur me policinë, para zyrës së numrit një të Qeverisë Edi Rama.

Situata është tensionuar, pasi minatorët i lanë një afat prej 30 minutash Ramës për ti pritur dhe për të dëgjuar nga afër kërkesat e tyre.

Duke qenë se kjo nuk ndodhi, ata kërkuan të hynë me forcë në kryeministri, çka solli dhe përplasjen me policinë.

Uniformat blu kanë ndërhyrë për t’i zprapsur dhe mes tyre ka akuza të ndërsjella. “Hapeni rrugen, do te futemi brenda te zyra e Ramës dhe do te ulemi këmbëkryq. Hapeni rrugën o kriminela. Kërkojmë ligjin dhe jo Maliqin. Kërkojmë ligjin dhe jo Maliqin, kërkojmë hakun dhe jo dajakun”. Janë këto thirrjet e protestuesve, ndërsa tensioni vijon të jenë prezent.

Në nisje të protestës, kreu i protestuesve deklaroi: “Nëse qeveria dhe kryeminisitri janë të papërgjegjshëm, është detyra jonë t’i kthejmë ato në “metro”, siç i thuhet, dhe kjo nuk bëhet duke i fërkuar shpatullat, por duke u treguar forcën e ligjit. Nëse këta na gjejnë neve dele, thikën në fyt do të na vënë. Shqipëria ka burra të mirë, ka nga ata që nuk mendojnë se po i hipa kalit nuk zbres më. Status me skllevërit tuaj ne nuk pranojmë. Ne nuk na intereson me kë putheni ju, por ne na intereson haku ynë, e drejta jonë, shteti dhe Shqipëria jonë. Ke 30 minuta at! 30 minuta afat! Do të hyjmë forcërisht! Do të hyjmë forcërisht!”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here