Shtyhet seanca për gjyqtarin Lulo, avokati: Mos spekulloni me pasuritë, e motra ka biznese

0
Ka përfunduar seanca e parë e Vetingut, dëgjesa për gjyqtarin Fatos Lulo të përfaqësuar nga avokti i tij Ardian Visha. Seanca e radhës ku KPK-ja do të japë vendimin do të mbahet të premten në orën 11:00.

Shtyrja erdhi pas diskutimeve dhe pikëpyetjeve që u ngritën nga KPK-ja për burimin e pasurive të Fatos Lulajt në Shqipëri dhe në Kanada.

Loading...

Avokati Visha, pas seancës,  deklaroi të mos spekullohet në media me pasuritë e dhuruara prej qindra mijë eurosh.

“Pasuritë e tij në Kanada prej 48 mijë USD nuk janë të mirëqëna, por vetëm një ide biznesi e familjes së tij e parealizuar në vitet 200-2001. Nuk ka asnjë problematikë në 14-15 vite. Ka përpjekje për “të zhvarrosur kufoma”; e gjithë përpjekja për të krijuar probleme të karakterit financiar për z.Lulo janë të paqëna për mua.

Paraqita sot një sërë aktesh kryesisht që provojnë të ardhurat e motrës së z.Lulo, tërësisht legjitime. Zonja Lulo ushtron disa aktivitete”.

Loading...

Lini nje pergjigje