Përmbytjet në Shkodër, alarmon deputeti: Të shpallet gjendja e emergjencës ose do ketë protesta të fuqishme…

0
157

Deputeti demokrat i Shkodres Bardh Spahia ka vizituar famije te përmbytura në zona të këtij qarku. Ai këmbëngul që qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës pasi banorët e ktyre zonave po përballen me shumë probleme për shkak të përmbytjeve të pronave dhe shtëpive të tyre.

Ja postimi i plotë në Facebook i deputetit të PD:

Dje në familjen e Xhevdet Alijahej, fshati Trush, njësia administrative Berdicë e cila aktivitet kryesor me të cilen siguron edhe jetesen ka bujqesinë dhe blegtorinë.
Periudha e përmbytjes është më e keqja e mundshme në raport me prodhimin. Nga pohimet e tyre kutpohet që tokat e mbjella me grurë kanë dy javë që janë mbuluar nga uji dhe që nga dt 19.03.2018 bagëtitë duhet të mbahen me ushqim të siguruar nga importi.
Për 17 krerë lope të matrikulluara të cilat ka në zoterim familja Alijahej 15.000 lekë të reja eshtë kostoja e transportit për në fërma tjera larg nga zona që rrezikon permbytjen.
Për 17 krerë lope duhen se paku 1 deng sanë në ditë për secilen e cila kushton 500 lek të reja.
Ateher 17 × 500 =8.500 +1500(kosto transporti nder stalla), kostoja totale ditore e mbajtjes se 17 krerevë lopë në ditë shkon rreth 10.000 leke të reja
Pa llogaritur ketu edhe dëmin kolosal që uji po i bën të mbjellave për këtë vit.
Qeveria duhet urgjentisht të shpalle gjendjen e emergjences përndryshe do të përballet me protesten e fuqishme të banoreve të demtuar rendë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here