Permbytjet” Dhe Prenci per shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme, por Rama

0
142

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi në Shkodër se, disa nga argjinaturat në këtë qark janë në rrezik dhe në disa zona problematike të Shkodrës duhet të shpallet emergjenca civile e pjesshme.

Prençi kërkoi nisjen e hetimeve për firmën që ndërton rrugën e Velipojës, pasi ndërhyrjet pa kriter, sipas tij, po ndikojnë në zgjerimin e hartës së përmbytjes.

Sërish gjatë së martës, harta e përmbytjes në zonën e Nënshkodrës u zgjerua edhe më tej. Sipërfaqja e përmbytur ka arritur në 4 mijë e 125 hektarë tokë bujqësore dhe kënetë.

Përveç Obotit, Darragjatit, Shirqit e Goris, prezenca e lartë e ujit u has edhe në Dajç, ku uji hyri në stacionin e pompave. Rreth 190 shtëpi, kryesisht në Obot, janë të izoluara nga uji.
Forcat e ushtrisë transportuan për në spital një 17-vjeçar.

Prezencë të lartë uji pati edhe në zonat moçalore të livadheve në periferi të Shkodrës ku për të kaluar ndihmojnë mjetet e ushtrisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here