Cfar po ndodh në Fier, dy persona terrorizojnë fshatin, plumba drejt policisë

0
198

Luftë në Fier mes policisë dhe dy personave. Sipas policisë lokale, rreth orës 17:45 të së martës ka pasur një njoftim se në fshatin Baltëz, në afërsi të varrezave, ka të shtëna me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të cilët konstatuan 2 shtetas të cilët ishin duke bërë qitje me armë zjarri.

Policia iu vu në ndjekje te tyre, të cilët kanë qëlluar edhe në drejtim të punonjësve të policisë dhe kanë arritur të largohen. Në vendngjarje thotë policia u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë pas hetimeve policia thotë se i ka identifikuar dhe i ka shpallur në kërkim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here