Anketa / 92.5% e grekëve ‘frikë’ nga Turqia

0
161

Publikimi i të dhënave të një sondazhi në Greqi ka zbuluar përshtypjet e grekëve ndaj turqve, në një kohë kur të dy vendet janë përfshirë nga tensionet pas përplasjes së anijeve në Egje. Vizita e Erdogan në Athinë në dhjetor 2017 nuk ka ndihmuar aspak në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas një studimi të institutit kërkimor ‘Capa Research’, në emër të televizionit grek Alpha TV, nga të dhënat e anketës, 92.5% e të anketuarve mendojnë se Turqia është rreziku më i lartë për Greqinë. Sipas të dhënave të sondazhit, 47% e të anketuarve e konsiderojnë Shqipërinë si rrezikun më të madh dhe 37% të ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Sa i takon marrëdhënieve qeveritare greko-turke, 49.5% e të anketuarve mendojnë se afrimi i dy vendeve është zgjidhja më e mirë, kundrejt 46% që mbështesin një qëndrim të ashpër të Athinës Zyrtare ndaj Ankarasë.

Ajo që është më frikësuese për 65% të grekëve është mundësia e një episodi lufte me Turqinë. Në fakt, pothuajse një në pesë grekë (49.5%) nuk e përjashton se Greqia do humbiste nëse do shkonte drejt konfliktit me Turqinë. Një përqindje po aq e lartë prej 48%, i frikësohet izolimit ekonomik dhe politik.

Për zgjidhjen me Shkupin

Qytetarët duken të ndarë për çështjen e Maqedonisë. 67.5% kanë mbështetur vazhdimin e negociatave. Megjithatë, 53.4% ​​besojnë se nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare. Ka edhe ndarje më të madhe në çështjen e emrit, me 44.9% që mbështesin një emër kompleks që përfshin termin “Maqedoni”, ndërsa 46.8% është kundër emrit kompleks, emri ‘Maqedoni’ nuk duhet të ekzistojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here